​Klinsmann: Interi mund ta eliminojë Liverpoolin

Futboll

​Klinsmann: Interi mund ta eliminojë Liverpoolin

Më: 8 mars 2022 Në ora: 13:00
Jurgen Klinsmann

Legjenda e Interit, Jurgen Klinsmann i siguron “Nerazzurrët” se mund ta mposhtin Liverpoolin në Ligën e Kampionëve sonte në ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve.

Kualifikimi në çerekfinale është jashtëzakonisht i vështirë për Interin pas humbjes së ndeshjes së parë me rezultat 2-0 në shtëpi, edhe pse kjo është më pak e dëmshme sesa ishte deri në sezonin e kaluar pasi tashmë është larguar rregulli i golit mysafir.

“Nerazzurrët” tashmë kishin bërë një rikthim të jashtëzakonshëm nga një humbje 2-0 në ndeshjen e parë për të mposhtur Aston Villan në raundin e 1/16-të të Kupës UEFA 1990-91, me një hat-trick të realizuar nga Klinsmann në atë kohë.

“Ka gjithmonë një shans, pasi gjëra të paimagjinueshme mund të ndodhin gjatë 90 minutave”, tha Klinsmann për “La Gazzetta dello Sport”.

“Edhe nëse Liverpooli është një ekip i jashtëzakonshëm, ata janë njerëz. Interi nuk ka asgjë për të humbur dhe ky është pozicioni më i mirë për të qenë në këtë situatë. Nëse shënojnë në pjesën e parë, besimi mund të rritet dhe atëherë kush e di se si mund të shkojnë gjërat në vazhdim?”, tha Klinsmann.

“Interi bëri gjithçka siç duhet në ndeshjen e parë, atyre iu mungonte vetëm goli. Edhe nëse Interi eliminohet në këtë raund, mënyra se si do të dalë sonte në fushë do të bëjë diferencën për pjesën tjetër të sezonit. Ata duhet të luftojnë si luanë, duke u dhënë atyre entuziazëm për të vazhduar të mposhtin edhe kundërshtarët e tyre në Serie A”.

Ballafaqimi ndërmjet Liverpoolit dhe Interit starton nga ora 21:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat