Rrezikon dënimin me burg?

Futboll

Rrezikon dënimin me burg?

Më: 8 mars 2022 Në ora: 13:57
Rrezikon dënimin me burg?

Probleme të tjera në horizont për Paris SG-së. Këtë herë problemet kanë ardhur në adresë të presidentit të klubit, Naser Al Kelaifi.

Bosi i PSG-së ka udhëtuar drejt Zvicrës për të deponuar përpara gjykatës, teksa akuzohet për ndikim në përcaktimin e të drejtave televizive.

Ai akuzohet se së bashku me FIFA-n kanë ndikuar për fitimin e të drejtave TV nga rrjeti mediatik “beIN Sport”, që zotërohet pikërisht nga numri një i klubit francez.

Procesi po zhvillohet në Dhomën e Apelit të Gjykatës Federale Penale në Belincona dhe pritet të mbyllet të enjten.

Kujtojmë se Prokuroria ka kërkuar një dëmtim prej 28 muajsh për presidentin e Paris SG-së. në hetimet e prokurorisë në qendër të vëmendjes janë të drejtat TV për Botërorët 2018 dhe 2022 të fituar nga “beIN” për 480 milionë dollarë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat