Futbollisti ukrainas i Karpaty Lviv, Evgeniy Budnik ka mbetur në Turqi larg familjes së tij e cila çdo ditë përballet me sulmet ruse në qytetin e Kharkiv.
31-vjeçari ishte në grumbullim me skuadrën në momentin kur Rusia nisi aksionin ndaj Ukrainës, ndërsa tashmë ata nuk po gjejnë momentin e duhur për t’u rikthyer në atdhe. Në një intervistë të fundit, Budnik ka treguar se apartamenti i tij është shkatërruar ndërsa familja e tij fshihet në një bodrum për t’i mbijetuar sulmeve.
“Këtu bëjmë çdo ditë stërvitje, mirëpo trajneri ka qenë i qartë se kushdo që nuk e ndjen veten për t’u marrë me sport, mund të qëndrojë mënjanë. Ndonjëherë nuk më vjen t’i afrohem fushës së blertë, mendja ime nuk është këtu.
Është në vendlindjen time te miqtë dhe familja ime, në Kharkiv. Atje ka sulme që ndodhin çdo ditë dhe familja ime po përpiqet të mbijetojë.
Janë duke u fshehur në bodrum, por jemi në kontakt të vazhdueshëm. Po mundohem të gjej një rrugë që t’i largoj prej andej pasi është shumë e rrezikshme.
Në vendlndje kam një apartament por ai tashmë është shkatërruar plotësisht, më e rënda është se kam dëgjuar se një prej lojtarëve të akademisë së klubit tim ka vdekur gjatë luftimeve. Vendi im është kundër Putin dhe po luftojmë për lirinë dhe pavarësinë e Ukrainës”, u shpreh Budmir.