Pas Tottenhamit, është edhe Manchester United, një tjetër klub i madh i Premier League-s, që i ka hyrë garës për mbrojtësin e Torinos, Gleison Bremer.
Mediat italiane të martën shkruajnë se edhe ‘Djajtë e Kuq’ janë të interesuar për mbrojtësin e Torinos.
Bremer është duke bërë sezon të madh këtë edicion të garave me Torinon.
Krerët e “Spurs” thuhet se janë duke u përgatitur të nisin negociatat me torinezët për transferimin e mundshëm të Bremer.
Ndërkohë, janë edhe disa klube italiane të Serisë A, që po e vëzhgojnë lojtarin.