Lewandowski e shkëput kontratën me kompaninë e njohur kineze

Futboll

Lewandowski e shkëput kontratën me kompaninë e njohur kineze

Më: 8 mars 2022 Në ora: 15:25
Lewandowski e shkëput kontratën me kompaninë e njohur kineze

Robert Lewandowski e ka shkëputur përfundimisht marrëveshjen me sponsorin e tij.

Arsyeja: korporata multinacionale kineze e teknologjisë – Huawei e mbështeti Rusinë në luftën që po e zhvillon në Ukrainë.

Dhe, kjo ka bërë që sulmuesi polak ta ndërpresë menjëherë bashkëpunimin me këtë kompani.

Së fundmi Huawei u akuzua për përkrahje të agresorit rus, madje edhe e kishte ndihmuar atë në lidhjen e saj me internet, kur u sulmua nga hakerët që ishin në mbështetje të Ukrainës.

Siç dihet, sulmuesi i Bayern Munichut ka qenë njëri prej të parëve që e ka ngritur zërin kundër luftës së nisur nga Rusia në Ukrainë.

Madje, ai nuk dëshironte të luajë kundër Rusisë në play-offit të Botërorit, pa u marrë vendimi nga FIFA për t’i përjashtuar rusët nga garat ndërkombëtare.

Nga ana e saj, dega e Huawei në Poloni i ka uruar suksese Lewandowskit, ndërsa i ka hedhur poshtë akuzat për ndihmë të rusëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat