Mesfushori i Real Madridit Luka Modric e ka komentuar konfliktin e fundit që po zhvillohet në Ukrainë, aty ku Rusia tash e disa ditë ka nisur agresionin për pushtimin e këtij vendi.
Sipas Modric, lufta është diçka që nuk i sjellë të mira askujt dhe se duhet të ndalet sa më parë.
"Lufta është e kotë dhe shpresoj se do të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur. Gjithashtu shpresoj që të arrihet një marrëveshje midis liderëve të Rusisë dhe Ukrainës. Unë e kam jetuar luftën dhe nuk më pëlqen t'i shoh këto imazhe në televizion. Është e dhimbshme për te gjithë. po ndodh pranë nesh dhe është e tmerrshme, shpresoj te përfundojë sa me shpejt”, ka thënë mesfushori kroat.
Këto komente Modric i bëri në konferencën për media të mbajtur para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Paris-Saint-Germain që zhvillohet të mërkurën.