Andreas Christensen do t’i bashkohet skuadrës së Barcelonës.
Mbrojtësi danez i skuadrës së Chelsea, Andreas Christensen ka bërë zgjedhjen e tij sa i përket të ardhmes së tij.
Sipas raportimeve të Fabrizio Romano, lojtari do t’i bashkohet Barcelonës me një kontratë valide deri në vitin 2027.
Takimet mes dy palëve po vazhdojnë për t’i mbyllur edhe marrëveshjet për detajet finale.
Lojtari përfundimisht nuk do të vazhdojë me Chelsea dhe zgjedh Barcelonën para Bayern Munich.