Komisioni për delegimin e gjyqtarëve ka caktuar sot arbitrat e ndeshjeve të javës së 24-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Vëmendja do të jetë në Anamoravë aty ku ndeshën rivalët e mëdhenj, Drita – Gjilani ditën e enjte. Bilbili kryesor i është besuar gjyqtarit Dardan Çaka.
Një ndeshje joshëse është edhe ajo ndërmjet Llapi – Drenica derisa drejtësia i është besuar gjyqtarit, Mervan Bejtullahut.
Ndërsa, gjyqtari Genc Nuza është caktuar në dhomën e VAR për ndeshjen Feronikeli – Prishtina.