Emanuela Rusta për të qetësuar dyshen Brdariç-Longo

Futboll

Emanuela Rusta për të qetësuar dyshen Brdariç-Longo

Më: 8 mars 2022 Në ora: 16:05
Emanuela Rusta për të qetësuar dyshen Brdariç-Longo

Kukësi-Vllaznia kishte pritshmëri të madhe jo vetëm në lojë, por edhe në spektaklin e pankinave.

Brdariç dhe Longo janë tashmja si dyshja më e përfolur e këtij sezoni rreth ankesave të tyre ndaj arbitrave dhe njëkohësisht mënyrës sesi kundërshtojnë në fushën e blertë, mes tensionit që në disa raste i kalon limitet.

Por për të përmbajtur një dyshe trajnerësh thuajse të pamundur që të vendosen në qetësi, te Kukësi-Vllaznia ishte si gjyqtare pranë tyre…Emanuela Rusta.

Një detaj ky i goditur dhe që solli disi vendosjen e rregullit. Megjithëse gjatë ndeshjes nuk u prodhuan shumë raste të diskutueshme, kjo nuk do të thotë se trajnerët nuk kishin mundësinë për t’u ankuar.

Shpeshherë është parë Brdariç që ishte teje i nevrikosur me disa vendime të arbitrit dhe menjëherë pasi shihet Emanuela Rustën pranë tij, toni i zërit niste që të zbutej për të folur më me qetësi rreth pretendimeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat