Skënderbeu do të presë Dinamon në Korçë, në takimin e javës së 24-të të “Abissnet Superiore”, me të dyja ekipet që synojnë vetëm fitoren.
Korçarët ndodhen në vendin e fundit në renditje dhe nëse arrijnë të marrin tre pikët, do të shpresojnë më shumë për të mbijetuar dhe një sezon në Superiore. Nëse ndodh e kundërta, presioni i rënies mund të rritet dhe kjo gjë mund ta dëmtojë më shumë ekipin.
E njëjta gjë vlen dhe për Dinamon. “Nëndetësja” nuk ka fituar ende asnjë takim nën drejtimit e teknikut Bledar Devolli dhe mundësia më e mirë për ta bërë është sot, nëse nuk duan të kthehen dhe një herë në Kategorinë e Parë.
FORMACIONET ZYRTARE:
SKËNDERBEU: Rexhepi, Frashëri, Vitija, Shehu, Dvumfour, Sadriu, Viktor, Mara, Vrapi, Berisha, Mensah.
Trajner: Migen Memelli
DINAMO: Simoni, Prodani, Sofranak, Samake, Siljanovski, Demiri, Ibraimi, Haxhiu, Mihana, Çinedu, Denisson.
Trajner: Bledar Devolli.