Situata Rusi-Ukrainë/Premier Liga me gjest human drejt ukrainasve, sanksione për partnerët rusë

Futboll

Situata Rusi-Ukrainë/Premier Liga me gjest human drejt ukrainasve, sanksione për partnerët rusë

Më: 8 mars 2022 Në ora: 16:40
Foto ilustrim

Liga më atraktive e futbollit në botë, e njohur ndryshe si Premier Liga angleze, ka bërë zyrtare sot që e ka suspenduar marrëveshjen e saj me një kompani ruse, për shkak të situatës së tensionuar mes Rusisë dhe Ukrainës.

Bëhet fjalë për kompaninë ruse “Rambler”, të cilës tani i janë pezulluar të drejtat televizive nga Premier Liga.

Dhe se kjo e fundit do të bëjë donacion drejt popullit ukrainas për situatën e krijuar, përcjell KosovaPress.

Raportohet se krerët e Premier Ligës do të dhurojnë ofro 1.5 milionë euro drejt Ukrainës, në përkrahje të popullit i cili po kalon ditë të vështira për shkak të agresorit rus.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat