Skënderbeu-Dinamo është një duel shumë interesant që do të luhet sot në orën 16:45 në stadiumin Skënderbeu. Të dyja skuadrat renditen në vendet e fundit të Abissnet Superiore, pra në zonën e play out-it, me kryeqytetasit që në 23 ndeshje kanë grumbulluar 20 pikë dhe korçarët 17 pikë.
Në këtë përballje direkte, Skënderbeu vjen pas humbjes ndaj Kastriotit me rezultatin 1-0, ndërsa Dinamo vjen pas disfatës 2-1 ndaj Vllaznisë në Shkodër.
Kjo ndeshje për “blutë” e kryeqytetit pritet të jetë më e vështirë se për korçarët, pasi kushtet atmosferike, me reshjet e borës që kanë nisur të bien, do ua komplikojnë goxha punën.
E ndërsa më pak se një orë nga startimi i ndeshjes së vlefshme për raundin e 24-të të Superligës për këto dy skuadra, trajnerët Memelli dhe Devolli kanë zgjedhur formacionet me të cilët do të zbresin sot në fushën e lojës/