Roberto Mancini ka nisur të numërojë ditët, duke qenë se “play off”-i i parë me Maqedoninë e Veriut po afron dhe në datë 24 mars ai pret jo vetëm një stadium që të ziejë dhe të frikësojë që në dhomat e zhveshjes kombëtaren mike.
Në të njëjtën kohë shpreson që edhe lojtarët e tij më të fortë, disa prej të cilëve të dëmtuar aktualisht, të jenë gati për duelin e parë dhe pse jo, edhe për finalen e mundshme për biletën finale të 29 marsit, kundër fitueses së çiftit tjetër, Portugali-Turqi.
“Dua ta nis këtë dalje timen për median me një mendim të fortë dhe një mbështetje të madhe për popullin ukrainas. Fatkeqësisht po jetojmë një tjetër kohë të vështirë, e cila mund të shmangej, – deklaroi Mancini, që më pas u ndal te dueli i 24 marsit.
‘Play off’-i me Maqedoninë e Veriut? Sa më shumë kalojnë ditët dhe aq më shumë nervozohem me veten, duke qenë se këtë situatë ne mund ta kishim shmangur shumë mirë. Ia bëmë vetes, teksa kishim në dorë gjithçka, por unë di të them se cilësitë i kemi për të shkuar në Botëror, ndonëse e di se në këtë fazë dëmtimet dhe lodhja do të jenë armiku unë kryesor.
As ne dhe ndoshta as rivalët tanë nuk do të jenë në 100 për qind të kapacitetit të tyre, por unë kam besim te djemtë e mi dhe jam optimist se do të jetë një dimër i bukur për kombëtaren tonë dhe ne italianët.
Ndeshja e parë, ajo me Maqedoninë e Veriut, do të jetë më e vështira, pasi në finalen me një mes Turqisë dhe Portugalisë është e lehtë që të motivohesh në mënyrën e duhur.
Gjithsesi, fakti që do të luajmë në Palermo, ku vendësit e mbështesin dhe gjithmonë kanë qenë të flaktë në ndeshjen e kombëtares sonë do të jenë një ndihmë dhe një dozë adrenaline për ne, ashtu sikurse një barrë e rëndë mbi shpatulla për maqedonasit”, përfundoi trajneri i Italisë.