Formacionet zyrtare të Bayern Munich dhe RB Salzburg

Futboll

Formacionet zyrtare të Bayern Munich dhe RB Salzburg

Më: 8 mars 2022 Në ora: 20:04
Bayern Munich dhe RB Salzburg

Bayerni i Munihut do të kërkojë që të shmang ndonjë befasi eventuale nga RB Salzburgu duke kërkuar fitore në “Allianz Arena”, në ndeshjen e cila zhvillohet sonte me fillim nga ora 21:00.

Për befasinë e të gjithëve, ndeshja e parë përfundoi me barazim 1-1 duke lënë kështu të hapur çdo mundësi për të dy skuadrat që synojnë të vazhdojnë më tutje në këtë garë.

Sa i përket ndeshjes së sotme të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Bayernin nuk do të paraqiten Davies, Goretzka dhe Tolisso, kurse te Salzburgu mungojnë Koita, Okoj, Onguene dhe Vallci.

Tanimë, të dy skuadrat kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Bayern Munich (4-2-3-1): Neuer; Pavard, Sule, Hernandez, Kimmich; Coman, Muller; Gnabry, Musiala, Sane; Lewandowski

RB Salzburg (4-3-3): Kohn; Capaldo, Adamu, Aaronson, Seiwald; Ulmer, Camara, Solet; Adeyemi, Wober, Kristensen

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat