Neymar tregon se çfarë do të thotë të luash në “Santiago Bernabeu”

Futboll

Neymar tregon se çfarë do të thotë të luash në “Santiago Bernabeu”

Më: 8 mars 2022 Në ora: 20:12
Neymar

Ylli brazilian Neymar e ka deklaruar vetën të gatshëm që të krijojë më shumë momente të bukura në stadiumin “Santiago Bernabeu”, ku skuadra e tij Paris Saint-Germain do ta zhvillojë ndeshjen e kthimit kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Neymar kaloi plot katër sezone me rivalin e përbetuar të Real Madridit, Barcelonën, para se të transferohej në PSG, duke fituar tetë trofe gjithsej, duke përfshirë këtu triumfin në Ligën e Kampionëve në sezonin 2014/15.

Ndërkaq, Neymar ishte konsideruar në dyshim për tu paraqitur në ndeshjen e nesërme kundër Realit, por që tani është shprehur mëse i gatshëm që të paraqitet kundër gjigandit spanjoll.

“Ndjehem 100% i gatshëm. Faza ime e lëndimeve zgjati më shumë se që e kisha pritur, dhe se ishte tejet e vështirë që të rikuperohem nga lëndimi i fundit. Por, tani jam 100% i gatshëm fizikisht që të ndihmojë bashkëlojtarët e mi dhe të bëjë një paraqitje të bukur”, tha Neymar.

“Kam shumë kujtime të bukura në këtë stadium (Santiago Bernabeu). Kam shënuar gola dhe kam asistuar këtu. Të luash këtu është gjithmonë speciale, dhe jo vetëm për mua”, shtoi ylli brazilian.

Ndërkaq, Neymar nuk është ish-lojtari i vetëm i Barcelonës që do të paraqitet nesër kundër Realit, ku krahas tij do të jetë edhe ylli argjentinas Lionel Messi, i cili pritet të jetë startues për PSG kundër Realit, ku ndaj këtij të fundit kishte pësuar humbje të dhimbshme përgjatë 17 viteve si lojtarë i “Blaugranëve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat