Presidenti i PSG-së dënohet me 28 muaj burgim, ja arsyeja

Futboll

Presidenti i PSG-së dënohet me 28 muaj burgim, ja arsyeja

Më: 8 mars 2022 Në ora: 23:26
Nasser Al-Khelaifi

Nasser Al-Khelafi, president i PSG-së dhe beIN Media, u shpall i pafajshëm në shkallën e parë të gjyqësorit në vjeshtën e vitit 2020, ashtu si edhe Jerome Valcke, ish-Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s.

Por pas apelit, prokurori zviceran përsëri po përpiqet t’i ndjekë penalisht nën akuzën e korrupsionit lidhur me shitjen e të drejtave televizive.

Sot në dhomën e apelit të Gjykatës Federale Penale në Zvicër është kërkuar një dënim me burg prej 28 muajsh për Al-Khelaïfin dhe 35 muaj për Valcke, si dhe 30 muaj për të pandehurin e tretë, grekun Konstantinos Nteris.

Po ashtu, siç raportohet nga “Top Channel”, ndryshe nga shkalla e parë, në vjeshtën e vitit 2020, prokurorja federale, Cristina Castellote, nuk kërkon pezullim të pjesshëm të dënimeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat