Sot do të zhvillohen 5 përballje të javës së 22-të në Ligë e Parë Futbollistike të Maqedonisë, të cilat u anuluan në fundjavës nga Federata Futbollitiske e Maqedonisë, për shkak të kushteve jo të mira në stadiumet elitare.
Komisioni i Garave pran FFM-së, konstatoi se nuk ka kushte për lojë në 5 stadiumet në Maqedoni, për shkak të të reshurave të borës, andaj 5 ndeshjet e planifikuara i zhvendosi për ditën e mërkurë, në orën 14.00.
Derbi i kësaj jave do të zhvillohet në Shkup, ku skuadra e Rabotniçkit do të sfidojë kampionin aktual Shkëndijës. Lideri aktual, FC Shkupi do të luajë në transfertë dhe në Tetovë do të takohet me Renovën.
Në ndeshjet e tjera të javës së 22-të, Bregallnica takohet me Pelisterin, Akademia Pandev sfidon Borecin, ndërsa Struga Trim Lum përballet me Makedonija Gjorçe Petrovin.
Ndeshja e vetme që u zhvillua në kuadër të javës së 22-të, ishte sfida në Kavadar, ku Tikveshi mundi Skopjen me 3-0.
Të gjithë ndeshjet do të nisin në orën 14.00.
Liga e Parë – Java 22
Tikveshi 3–0 Skopje
Rabotniçki – Shkëndija
Renova – FC Shkupi
Bregallnica – Pelisteri
Akad. Pandev – Borec
Struga Trim Lum – Makedonija Gj.P.