Ish futbollisti Avni Shala ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në futbollin e Kosovës. Ai ka thënë se duhet të garoni në mënyrë sportive dhe jo politike.
Shala kujton edhe periudhën e sakrificës duke postuar disa foto.
"Mundin e këtyre burrave edhe të kësaj gjeneratë mendtë ju dalshin se nuk do te mundi ta mposhtni kurrë.
Agim Ademi në të majtë, i dnjeri Fehmi Agani në mes dhe i ndjeri Xhemajl Mustafa në të djathtë
Po ju rikujtoj që edhe okupatori ma i poshtri në Evropë që u kanë s’ka mund me shuar këtë gjeneratë, nuk do të mundi as ju.
Në mesin e kësaj gjeneratë ka pas donator, punëtor sportiv, trajner, refer, futbollist, që edhe në luftën për liri të Kosovës kanë dhënë shumë, e mesin e tyre kemi edhe shumë dëshmorë të kombit
Andaj, hapni sytë e mos i shuani edhe shumë gjenerata që janë shuar për shkak të okupatorit e të mos e gëzojnë nivelin europian, e sot kur jemi aty me analistë politik ta shuani edhe ëndrrën e shumë gjeneratave.
Na kemi sy, kemi vesh, na gjenerata e sakrificës.
Garoni në mënyrë sportive e jo politike.
Le të fitoj më i miri që gëzon mbështetjen e komunitetit sportiv e jo politik.
Kemi dhënë shumë që ta gëzojmë këtë ditë”, ka shkruar Shala në profilin e tij në facebook.