Feronikeli dhe Prishtina kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në BKT Superligën e Kosovës.
Kampioni aktual është mysafir i Niklit në takimin i cili pritet të zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” me fillim nga ora 13:00.
Ekipi i drejtuar nga Abdulah Ibrakovic vjen nga një humbje nga Dukagjini dhe pa asnjë fitore në pranverë, kështu që synon ta marr fitoren e parë për të mos hyrë në pozitat që rrezikojnë rënien.
Në anën tjetër, vendasit nga qyteti i Drenasit janë ‘dorëzuar’ tashmë këtë sezon, pasi po luajnë me ekip të ri, kryesisht nga juniorët, por synojnë befasinë dhe pikët e para në pranverë.