Jose Mourinho pret një sulmues nga merkato e verës. Trajneri portugez po tenton të rikthejë Romën në Champions League sezonin e ardhshëm, dhe për momentin verdhekuqtë renditen në vend të pestë me 6 pikë më pak se Juventusi.
Klubi kryeqytetas pritet të jetë aktiv në merkato, teksa një nga objektivat është Youssef En-Nesyri.
24-vjeçari maroken (44 ndeshje dhe 12 gola me kombëtaren e tij) ka kontratë deri në 2025 me Sevillan.
En-Nessyri numëron 3 gola dhe po kaq asiste këtë sezon. Mourinho e pëlqen shumë lojtarin, i cili mund të luajë në çdo pozicion të repartit ofensiv. Ndërkohë, Roma po përgatit një ofertë prej 30 milionë eurosh për Sevillan.