Mbappe ka nënshkruar një marrëveshje me Realin

Futboll

Mbappe ka nënshkruar një marrëveshje me Realin

Më: 9 mars 2022 Në ora: 13:10
Mbappe ka nënshkruar një marrëveshje me Realin

E ardhmja e Kylian Mbappe ka rreth një vit që është kthyer në një prej temave më të nxehta në mediat sportive anë e mbanë botës.

Së fundmi nga Spanja raportohet se sulmuesi ka nënshkruan një dokument të parë me Real Madridin, që përfshin një sërë klauzolash dhe kushtesh si dhe marrëdhënies mes palëve, që pritet të fillojë më 1 korrik.

Megjithatë, kjo marrëveshje mes palëve në fjalë mund të prishet lehtë, derisa të vendoset nënshkrimi përfundimtar sipas rregullave të FIFA-s, duke qenë se francezi është brenda muajve të fundit të kontratës si lojtar parisien.

Real Madridi është i informuar në mënyrë perfekte për të gjitha lëvizjet që prekin lojtarin. Klubi spanjoll ishte në dijeni të mega ofertës së fundit dhe që PSG-ja do të fliste për një pagë mujore midis 50 dhe 53 milionë eurosh neto në sezon, përveç një bonusi prej 100 milionë eurosh neto për nënshkrimin

Ndërsa, duket se Real Madridi nuk është aspak i shqetësuar, pasi tashmë ka rënë dakord për kushtet e kësaj marrëveshjeje me lojtarin dhe gjithë operacionin. Kushte që nuk do të modifikohen nga këto propozime të reja që i arrijnë lojtarit nga Paris Saint-Germain.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat