Lideri i elitës së futbollit të Kosovës, Ballkani nga Theranda, i hasi sharra në gozhdë.
Ballkani kthehet duarthatë, duke pësuar humbje me rezultat 2:0 nga Malisheva, në takimin e javës së 24-të.
Kryetrajneri i Malishevës, Arsim Thaçi, është i kënaqur me tre pikë të arkëtuara, të cilat e largojnë sadopak nga skuadrat e rrezikuara.
Futbollistë Mërgim Pefqeli (42') e Arbër Pira (44') shënuan për Malishevën.
Ballkani kryeson me 48 pikë e Malisheva është në pozitën e shtatë me 29 pikë.