Në ndeshjen mes Atletiko Mineiros dhe Kruzerios në Brazil, e cila përfundoi me rezultatin 2-1 për Atletikon ka ndodhur diçka e çuditshme.
Njeriu i veshur si maskotë të skuadrës nga Mineiro është skualifikuar nga Federata Braziliane e Futbollit.
Ky skualifikim është i vlefshëm për një ndeshje për shkak se maskota ka ndaluar një futbollist të Kruzerios për të festuar golin me shokët e tij të skuadrës.
Në deklaratën e Federatës thuhet se sanksioni është vendosur për frenimin e praktikave të ngjashme.