Samir Nasri prej disa muajsh është komentator sportiv i “Canal +”. Ish-ylli francez i futbollit ka dhënë një intervistë për “L’Equipe”, në të cilën ka hartuar edhe 11-shen e tij ideale të super ndeshjes mes Real Madridit dhe Paris Saint-Germain.
Kjo përballje gjigantësh do të zhvillohet sonte në “Bernabeu”, është e vlefshme për 1/8 finale të Ligës së Kampionëve. Ky është kthimi, sepse dueli i parë në “Parce des Princes” ka përfunduar me fitoren minimale të parizienëve.
Formacioni i tij (me yje nga të dyja skuadrat) është i tillë: Në portë Donnarumma dhe jo Courtois, Verratti është më i preferuar se Casemiro.
Treshja sulmuese, nga ana tjetër, përbëhet nga Neymar, Benzema dhe Mbappé, me Messin të përjashtuar.