Milani i shtohet garës për Bajramin

Futboll

Milani i shtohet garës për Bajramin

Më: 9 mars 2022 Në ora: 14:09
Nedim Bajrami

Nedim Bajrami është një ndër lojtarët kryesorë të Empolit të këtij sezoni, ku ka rënë në sy me paraqitjet e tij me fanellën e skuadrës toskane dhe tani shumë skuadra janë vënë në ndjekje të tij.

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “TuttoSport”, klubet e Serie A janë të magjepsur pas tij, ku një ndër ta është dhe Milani.

Nuk kanë munguar adhuruesit në elitën e futbollit italian, me në krye Juventusin, Fiorentinën, Lazion apo edhe Sassuolo.

Aktualisht gjatë këtij sezoni me fanellën e Empolit në Serie A, Nedim Bajrami është aktivizuar në total në ndeshje nga ku ka realizuar gola dhe ka dhuruar asistime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat