Të luash me presing lart në një ndeshje transferte kundër Liverpulit, është guxim i madh në rastin më të mirë.
Këtë e bëri Interi gjatë mbrëmjes së sotme dhe ia doli në mënyrën më të mirë.
Kështu zikaltërit vendosën jo pak në vështirësi ekipin e Jurgen Klop.
Ky i fundit është habitur jo pak sesi lojtarët po gabonin në pasimet e thjeshta, gjë e cila nuk ndodhte më parë.
Interpretimi i skemës së Inzagit ishte thuajse në përsosmëri, për të bërë gjithçka brenda limiteve.
Një markim për të gjithë lojtarët e Liverpulit që shihnin kundërshtarin e tyre pranë dhe pse nuk ishin në kontakt me topin, ndërsa pamja më poshtë e dëshmon më mirë guximin e Inzaghit.