Dukagjini i Klinës kthehet me një pikë të madhe nga stadiumi “Sami Kelmendi” në Lipjan.
Një pikë që ka vlerën e fitores për klinasit.
Dukagjini barazon me rezultat 1:1 me Ulpianën, në takimin e javës së 24-të të BKT Superligës së Kosovës në futboll.
Në minutën e 49-të, Basriu shënon autogol për Ulpianën por mysafirët shpejt barazuan rezultatin.
Në minutën e 68-të, Arbër Shala shënon eurogol nga largësia, 1:1.
Dukagjini mban vendin e tetë me 25 pikë e Ulpiana është në të nëntin (i parafundit) me 23 sosh.