Në prag të një prej ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit në nivel europian për Real Madrid, siç është ndeshja e mbrëmjes së sotme e Champions League kundër PSG-së, e përditshmja belge HLN ka analizuar situatën e Eden Hazard te Los Blancos.
Pas fjalëve të vëllait të ish-yllit të Chelsea-t, i cili ka shpjeguar se në këtë moment të karrierës së Hazard-it është zhvilluar tashmë dhe i pret atij të jetë gati kur i jepet mundësi, media e ka sulmuar në mënyrë shumë të ashpër 31-vjeçarin duke e përkufizuar një “cheerleader prej 24 milionë eurosh në vit”.
“Përshtypje për një njeri të padukshëm në Madrid: si Eden Hazard është bërë një cheerleader i vërtetë me 24 milionë euro në vit”.
Këto kanë qenë fjalët e përdorura në një reportazh mbi lojtarin belg, i cili duket se nuk ka më asnjë ambicie, përveç asaj për të qenë një ti foz i Los Blancos më shumë nga stoli (jashtë fushës si cheerleader) se sa si futbollist.