Prishtina triumfoi 3:0 në udhëtim ndaj Feronikelit në ndeshjen e xhiros së 24-të që u zhvillua në Drenas.
“Përgëzoj ekipin e ri të Feronikelit që luftoi gjatë tërë ndeshjes.
Sa i përket ekipit tonë, është fitorja jonë e parë në pranverë. Mendoj se loja jonë do të përmirësohet sikurse edhe situata në klub.
I përgëzojë futbollistët e ekipit tim për angazhimin.
Kemi pritur edhe më herët të fitojmë në ndeshje por nuk ishte lehtë sepse nuk kishim besim. Mendoj se kjo fitore do të ndikojë në vetëbesimin e ekipit dhe pres që të reagojmë pozitivisht”, ka thënë Abdullah Ibrakoviq, trajner i Prishtinës.