Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, ka thënë pas ndeshjes në udhëtim te Ulpiana se e rëndësishme është që skuadra e tij nuk doli e mposhtur nga fusha.
Ulpiana dhe Dukagjini barazuan 1:1 të mërkurën në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.
“Është pikë shumë e rëndësishme për mbetje në ligë. E kthyem lojën, kishim dy-tri mundësi të mira për ta goditur kundërshtarin.
Me rëndësi është pika që morëm dhe nuk humbëm. Ishte pika e shtatë në tri ndeshje. Ne hymë në lojë për pikët e plota, por e rëndësishme është që nuk humbëm.
Morëm një gol aksidentalisht, por djemtë i përgëzoj për dëshirën që e patën. Duhet të vazhdojmë përpara dhe normalisht do të kemi edhe rikthimin e disa lojtarëve. Kemi pak zgjidhje sa i përket fazës ofensive. Shpresoj të jenë të gatshëm për ndeshjet e ardhshme”, u shpreh trajneri Dallku pas ndeshjes.