Pjesa në të cilën Manchester United ka vuajtur më së shumti në këtë sezon ka qenë vazhdimësia.
Mungesa e pikëve në disa prej ndeshjeve të cilat kanë qenë një detyrim për t’u fituar nga Djajtë e Kuq kanë bërë që këta të fundit tashmë të rrezikojnë vendin e katërt në kampionat dhe kjo do të thoshte se sezonin e ardhshëm nuk do të ishin pjesë e Champions League. Por, pa pjesëmarrjen në këtë kompeticion, United do të humbiste edhe disa prej yjeve të skuadrës si Cristiano Ronaldo dhe Paul Pogba, pa haruar edhe Cavani, Marcus Rashford e Lingard.
Luzitani e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të qëndrojë në Old Trafford pa Champions League, ndërsa nga ana tjetër, mesfushri francez pa Ligën e Kampionëve do të bindej edhe më shumë për t’u larguar nga klubi ndërsa është në vitin e fundit të kontratës dhe deri më tani ka refuzuar rinovimin. Por, nëse i gjithë ky skenar do të përligjej atëherë sezonin e ardhshëm skuadrën do ta priste një revolucion total në merkaton verore.
Kështu, mediat britanike bëjnë të ditur se në mbrojtje emri i preferuar është Akanji nga Dormtmund që mund të formojë dyshen e qendrës së bashku me Varane. Në mesfushë, si pasues i Pogba konsiderohet Kalvin Phillips nga Leeds, i cili ka një vlerë më të ulët se Declan Rice ndërsa pranon të transferohet te United edhe pa prezencën e tyre në Champions League.
Sa i takon repartit të avancuar, preferencë e parë është Erling Haaland, por Manchester United do të kënaqej edhe me një mes Patrick Schick të Leverkusen dhe Aleksander Isak të Real Sociedad.