Kryendeshja e javës së 24-të e Kampionatit të Kosovës do të zhvillohet në në Gjilan, ku nesër nga ora 13:00 do të takohen rivalët e një qytetit, FC Drita - SC Gjilani.
Një ditë para derbit, FC Drita mbajti konferencë për media, ku kryetrajneri, Ardian Nuhiu dhe futbollisti, Ardian Cuculi folën për përgatitjet dhe pritshmëritë për ndeshjen e nesërme.
Nuhiu theksoi se motivi në ndeshje të tilla nuk mungon dhe FC Drita do ta bëjë maksimumin të kthehet te fitorja.
“Nesër na pret një ndeshje e rëndësishme për skuadrën tonë dhe ndeshje e special për tifozët tanë.
Te skuadra ime kam parë një motiv të veçantë për këtë ndeshje dhe është punuar mirë në këto dy ditë. Kemi analizuar kundërshtarin në detajet më ë vogla, bëhet fjalë për një kundërshtar që nuk është mposhtur në 20 ndeshje dhe ka individë cilësor. Por, gjithashtu kemi edhe ne armët tona dhe potencialin tonë.
Është përgatitur ndeshja në përpikëri, sepse e dijmë vlerën e këtij tre pikëshi nesër. Pas mungesës së rezultateve, do të jetë shumë e rëndësishme të kthehemi te fitorja dhe të vazhdojnë rrugëtimin drejt objektivit tonë që kishim nga fillimi i kampionatit”, potencoi trajneri Nuhiu.