Formacionet zyrtare Real Madrid-PSG

Futboll

Formacionet zyrtare Real Madrid-PSG

Më: 9 mars 2022 Në ora: 19:57
Real Madrid-PSG

Me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Santiago Bernabeu” do të zhvillohet derbi mes Real Madridit dhe Paris Saint-Germain, ndeshje kjo e kthimit në fazën e eliminatoreve të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë që u zhvillua në stadiumin “Parc des Princes” përfundoi me fitore të PSG-së, ku ky i fundit e mposhti me rezultati minimal 1:0 Realin përmes golit të Kylian Mbappe.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë mungesa të lojtarëve, ku për Realin nuk do të paraqiten Casemiro dhe Ferland Mendy, kurse te PSG do të mungojnë Herrera, Kurzawa dhe Ramos.

Ja formacionet zyrtare:

Real Madrid: Courtois, Carvajal, Militao, Alaba, Nacho, Kroos, Benzema, Modric, Asensio, Valverde, Vinocius

PSG: Donnarumma, Hakimi, Marquinhos, Kimpembe, Mendes, Paredes, Pereira, Verratti, Messi, Mbappe, Neymar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat