​Moratti thotë se Interit i mungoi guximi kundër Liverpoolit

Futboll

​Moratti thotë se Interit i mungoi guximi kundër Liverpoolit

Më: 9 mars 2022 Në ora: 22:08
Massimo Moratti

Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, nuk u impresionua nga fitorja 1-0 në Ligën e Kampionëve të Interit ndaj Liverpoolit.

Rezultati i ndeshjes së dytë ishte 1-0 në “Anfield Road” falë një goli të Lautaro Martinez, por “Neroazzurrët” prapë se prapë u eliminuan pasi kishin humbur me rezultat 2-0 në ndeshjen e parë.

Skuada e Simone Inzaghit mori duartrokitje për performancën dhe fitoren e tyre, por Moratti ndiente se ata meritonin më shumë, përcjellë KosovaPress.

"Ne e lëshuam këtë mundësi, sepse me pak më shumë guxim në fund ndoshta mund të kishim bërë diçka më shumë," u tha Moratti gazetarëve në një ngjarje bamirësie.

Inzaghi u kritikua për zëvendësimet e tij pasi Alexis Sanchez u përjashtua dhe ekipi i tij u reduktua në 10 lojtarë, duke inkuadruar vetëm Joaquin Correan në vend të Lautaro Martinez.

Edin Dzeko, Robin Gosens dhe Felipe Caicedo mbetën të gjithë në stol gjatë gjithë ndeshjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat