​UEFA nis hetimet, mësohet çfarë bëri El Khelaifi në zhveshtore

Futboll

​UEFA nis hetimet, mësohet çfarë bëri El Khelaifi në zhveshtore

Më: 10 mars 2022 Në ora: 08:54
Nasser Al-Khelaifi

Presidenti i Paris Saint-Germain Nasser Al-Khelaifi raportohet se mbrëmë ka hyrë në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes ndërmjet Real Madridit dhe PSG-së duke hyrë direkt në zyret e gjyqtarëve dhe aty ka thyer paisjet e tyre.

Madridi përmbysi një disavantazh prej dy golave në ndeshjen e kthyese të fazës 1/16-të, me hat-trickun e Karim Benzemas në pjesën e dytë që vulosi një fitore të përgjithshme 3-2 për skuadrën e Carlo Ancelottit.

Ishte goli i parë i Benzemas që zemëroi PSG-në, me pretendimin që gjyqtari ishte dashur të gjykonte si ndërhyrje të palejuar të Benzemas ndaj portierit Gianluiggi Donnarumma.

Shpërthimi i Al-Khelaifit u dokumentua në raportin e arbitrit zyrtar, pasi ai u soll në mënyrë agresive dhe u përpoq të hynte në dhomën e zhveshjes së arbitrit. Kur arbitri u kërkoi atyre të largoheshin, presidenti goditi një pjesë të pajisjes së ndihmësit, duke e thyer atë,

Sipas gazetës spanjolle “Marca”, sjellja e Al-Khelaifit u regjistrua nga një punonjës i Real Madridit, i cili ka të ngjarë të dërgojë pamjet në UEFA për të studiuar rastin për një ndëshkim të mundshëm.

“Vendimi për Donnarumman nuk është i drejtë”, tha Leonardo pas ndeshjes për Canal+. “Faulli ekziston dhe është e qartë. Është e pamundur të mos konsultohesh me VAR-in. Por unë nuk jam duke kërkuar justifikime. Do të duhet të shohim se çfarë bëmë", tha më tutje ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat