Një sherr i madh ka ndodhur mes tifozëve të Eintracht Frankfurt dhe West Ham. Përplasja e madhe ka ndodhur në Sevilla, qyteti ku do të zhvillohet finalja e Europa League më 18 maj.
Eintracht Frankfurt fitoi dje 1-2 takimin e parë të raundit të 1/8-ve përballë Real Betis, duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit në çerekfinale. Sot luan Sevilla, skuadra tjetër e qytetit.
Ekipi i Lopeteguit pret West Ham. Në mbështetje të ekipit londinez kanë udhëtuar shumë tifozë drejt Andaluzisë. Ultrasit e Çekiçëve” janë të famshëm për bëmat e tyre.
Të shumtë ishin edhe tifozët gjermanë që udhëtuan drejt Spanjës për të mbështetur Eintrachtin, teksa siç dallohet në video ata janë përplasur me tifozët e West Ham, duke shkaktuar dhunë dhe probleme në rrugët e Sevillas.