Në një ndeshje spektakolare, Real Madridi është kualifikuar në çerekfinale të garës më të madhe për klube, Liga e Kampionëve.
Skuadra e Carlo Ancelottit ishte mbrëmë nikoqire e Paris Saint-Germainit në “Santiago Bernabeu” në kuadër të fazës së eliminimit direk.
Ndonëse nga ndeshja e parë ishte në disavantazh 1:0, Real Madridi riktheu sonte epërsinë duke fituar 3:1 dhe me rezultat të përgjithshëm, 3:2 u kualifikua tutje.
Pas eliminimit, reagimi nga mediumi prestigjioz “L’Equipe” ishte tejet interesant.
Versioni dixhital i francezes “L’Équipe” i kryeson informacionet e saj për ndeshjen në fjalë me titullin ‘Irrationnel’.
Një fjalë që do të thotë “irracionale”, por që luan edhe me emrin e Messit, Lionel (irrat-ionnel).
Në fakt, një foto e vetme e yllit argjentinas në moment dëshpërimi ilustron faqen e parë, shkruan shkruan FrontOnline. Në faqen që ilustron kronikën e ndeshjes, fotoja është Karim Benzema, arkitekti i madh i përmbysjes dhe kualifikimit të Real Madridit, duke shënuar të tre golat në pjesën e dytë. “Le Messie”, i përkthyer “Mesia”, është titulli që aludon gjithashtu për Messin.