Ky është qëndrimi i Arrigo Sacchit

Futboll

Ky është qëndrimi i Arrigo Sacchit

Më: 10 mars 2022 Në ora: 12:48
Ky është qëndrimi i Arrigo Sacchit

“Interi ka bërë shumë hapa përpara, tani i duhet më shumë guxim”. Ky është qëndrimi i Arrigo Sacchi, i intervistuar nga “Gazzetta dello Sport”. Profesori i trajningut Italian shtoi më tej:

“Asnjë kritikë për t’u bërë, përveç se ka pak keqardhje, sepse zikaltrit shkuan në Liverpool pa besimin që ju nevojitej. Iu duhej edhe më shumë guxim. Duhet të jeni mjeshtër në lojë dhe për ta bërë këtë nuk mund të kesh një numër të tepërt lojtarësh në mbrojtje”.

Çfarë thotë kjo sfidë për futbollin italian? “Që nuk jemi larg skuadrave të nivelit të lartë, por duhet të insistojmë në punën tonë. Duhet të kemi një lojë kolektive, ku të gjithë të marrin pjesë në fazën mbrojtëse dhe sulmuese.

Duhet të presim më shumë dhe mbi të gjitha të mbajmë topin, duke pasur parasysh se skuadrat e huaja janë më të mira, më shumë sulmojnë sesa mbrohen”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat