Legjenda e Real Madridit, Hose Maria Gutierrez i njohur si Guti, pas rikthimit sensacional të Real Madridit ndaj Paris Sen Zhermenit (3:2), postoi në instagramin e tij një foto të Mbapes.
Në foto ai kishte shkruar “Mbappe shtëpia jote, ‘Bernabeu’ të pret dhe ti e dinë ku jetohen netët magjike”, ishin fjalët e Gutit.
Mbappe është i lidhur me një kalim të mundshëm drejt Real Madridit gjatë merkatos së verës. Dhe
pas shumë vitesh pritjesh për ‘Los Blancos’, me shumë gjasë francezi do të transferohet në “Santiago Bernabeu”, si një lojtar i lirë nga Parisi.