Përballja mes Dritës dhe Gjilani, nuk soli fitues. Rivalët e një qytetit dhe të përbetuar, u ndanë baras (1:1), në ndeshjen e javës së 24-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Drita dhe Gjilani përkundër orvatjeve deri në fund, nuk arritën më shumë se nga një pikë në garën për titullin e kampionit.
Në minutën e 20-të. Shend Kelmendi, me dinakërinë e tij shënoi për epërsinë e Gjilanit.
Në pjesën e dytë lojë e luftuar, ndërsa Drita barazon rezultatin në minutën e 53-të me golin e Ilir Blakçorit.
Drita renditet në vend të tretë me 42 pikë, Ballkani kryeson me 48 e Gjilani ka 47 pikë.
BKT Superliga e Kosovës
Drita - Gjilani 1:1
Llapi - Drenica 3:3
Feronikeli - Prishtina 0:3
Ulpiana - Dukagjini 1:1
Malisheva - Ballkani 2:0
Renditja
1. Ballkani 24 14 6 4 33:17 48
2. Gjilani 24 12 11 1 34:19 47
3. Drita 24 12 6 6 34:17 42
4. Llapi 24 10 7 7 41:28 40
5. Drenica 24 9 5 10 31:31 32
6. Prishtina 24 7 8 9 29:25 29
7. Malisheva 24 8 5 11 29:28 29
8. Dukagjini 24 5 10 9 22:29 25
9. Ulpiana 24 5 8 11 22:40 23
10. Feronikeli 24 3 2 19 9:50 11
Në javën e ardhshme do të takohen: Gjilani - Llapi, Ballkani - Feronikeli, Drenica - Malisheva, Prishtina - Ulpiana dhe Dukagjini - Drita.