Tottenham Hotspur raportohet se po monitoron nga afër situatën e qendërmbrojtësit Joe Gomez në Liverpool.
24-vjeçari besohet se dëshiron të largohet nga “Anfield” gjatë afatit kalimtar të kësaj vere, me shpresën që të zhvillojë më shumë minuta.
Gomez është paraqitur në 14 raste për “Reds” në të gjitha kompeticionet gjatë sezonit 2021-22, por vetëm pesë nga ato paraqitje kanë ardhur në Premierligë, ku ka luajtur vetëm 102 minuta këtë sezon.
Sipas “90min”, Gomez është i prirur të largohet nga Liverpool këtë verë me shpresën për të siguruar minutazha diku tjetër që të sigurojë një vend në skuadrën e Anglisë për Kupën e Botës 2022.
Raporti pretendon se Tottenham po shfaq interes për mbrojtësin, ndërsa Leicester City, Newcastle United dhe West Ham United janë gjithashtu duke vëzhguar situatën.
Gomez ka bërë 135 paraqitje për Liverpoolin që kur iu bashkua klubit nga Charlton Athletic në korrik 2015.