Batatina: Është dashur ta mundim Drenicën, rrezikova

Futboll

Batatina: Është dashur ta mundim Drenicën, rrezikova

Më: 10 mars 2022 Në ora: 18:33
Batatina: Është dashur ta mundim Drenicën, rrezikova

Gjashtë gola u shënuan në ndeshjen e xhiros së 24-të në elitën e futbollit të Kosovës, ndërmjet Llapit dhe Drenicës. 

Dueli u mbyll me barazim, 3-3, me të dy skuadrat që dështuan t’i arkëtojnë pikët e plota në “Zahir Pajaziti”, shkruan Gazeta Olle. Trajneri i Llapit, Tahir Batatina pas ndeshjes tha se skuadra e tij është dashur ta fitonin ndeshjen.

Ai shtoi se mori një vendim të rrezikshëm gjatë ndeshjes.

“Dy pikë të humbura janë shumë për Llapin në këtë situatë. Ne është dashur t’i marrim tri pikë në këtë ndeshje. Rrezikova gjithçka pasi vendosa të sulmojë për të shpëtuar nga humbje, dhe arritëm ta marrim një pikë. Ishte një lojë e mirë dhe shumë atraktive”, ka thënë Batatina për Art Sport.

“Pranuam golin e parë në mënyrë naive, autogol. Pastaj edhe golin e dytë e pranuam nga pakujdesia e mbrojtjes. Golin e tretë nuk do ta komentojë. 11-të kanë pritur arbitrat për të marrë një vendim nga VAR-i”, shtoi tekniku llapjan.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat