Reprezentuesi i Kosovës, Mirlind Daku, shënoi golin e parë për ekipin slloven, Mura.
Skuadra e Mura-s para shikuesve të vet shënoi fitore me rezultat 3:2 ndaj Olimpisë nga Lubjana.
Futbollisti nga Kosova u paraqit titullar, realizoi në minutën e 8-të.
Mura arkëtoi tre pikë të mëdha në luftë për katër vendet e para.
Pas javës së 26-të në Kampionatin e Sllovenisë, Maribori kryeson me 49 pikë, pasojnë Koper 46, Olimpia 45, Mura 40 pikë etj.