Gjigandi katalunas Barcelona do të zhvillojë sot ndeshje kundër skuadrës turke Galatasaray, e vlefshme kjo për fazën eliminatore të Ligës së Evropës.
Në xhiron e fundit të kësaj gare, Barcelona e mposhti me rezultat 4:2 Napolin, kurse Galatasaray barazoi pa gola me Lazion.
Takimi i fundit i këtyre dy skuadrave daton në nëntor të vitit 2002, ku asokohe Barcelona shënoi fitore me rezultat 3:1 kundër gjigandit turk.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Barçën nuk do të paraqiten Alves, Balde, Fati, Gavi, Roberto dhe Umtiti, kurse te Galatasaray mungon vetëm mesfushori Arda Turan.
Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.
Barcelona (4-3-3): Ter Stegen; Alba, Garcia, Araujo, Dest; Pedri, De Jong, Nico; Torres, Depay, Traore
Galatasaray (4-2-3-1): Pena; Boey, Nelsson, Marcao, Van Aanholt; Kutlu, Antalyali; Babel, Feghouli, Akturkoglu; Mostafa