Roma kthehet me fitore nga stadiumi Arnhem i Holandës.
Romakët shënuan fitore minimale me rezultat 1:.0 ndaj Vitesses, në takimin e parë të tetës së finales së Conference League.
Futbollisti nga Kosova, Toni Domgjoni, u paraqit titullar, duke u angazhuar, i cili u zëvendësua në minutën e 83-të.
Reprezentuesi i Shqipërisë, Marash Kumbulla, luajti standard për Romën, duke dhënë kontribut të madh.
Në fund të pjesës së parë Sergio Oliveira realizoi për fitoren e Romës.
Oliveira u përjashtua nga loja në minutën e 79-të pas dy kartonëve të verdhë. Roma ka një epërsi të mirë për sfidën e kthimit.