Barcelona nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola në ndeshjen e parë të fazës së 1/8 të Europa league në përballjen me Galatasarayn.
Edhe pse të besuarit e Xavit ishin dominues ndaj skuadrës turke, nuk ia dolën që të gjenin rrugën e rrjetës, pavarësisht se luanin në Camp Nou.
Në pjesën e dytë De Jong arriti t’i afrohej golit, por ishte pa fat, pasi topi u ndal nga shtylla.
Pak minuta më vonë ishte Galatasaray që surprizoi, por anësori sinjalizoi një pozicion të parregullt, duke lënë në fuqi barazimin pa gola, që zhvendos fatin e kualifikimit në Turqi, pas një jave.