Atalanta ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj Bayer Leverkusenit, në takimin e parë të tetës së finales së Europa League.
Futbollistët e të dyja skuadrave treguan angazhim të madh, duke u shënuar gjithsej pesë gola.
Skuadra nga Bergamo fiton përballjen e parë dhe është më e qetë për takimin e kthimit.
Për Atalantën shënuan Malinovsky (23'), Muriel (25' e 49') dhe për Lerverkusenin Aranguiz (11'), Diaby (63').
Reprezentuesi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, u paraqit standard për Atalantën. Ai u zëvendësua në minutën e 69-të.