Mesfushori i Barcelonës Pedri ka reaguar pas barazimit të sotëm të Barcelonës kundër Galatasarayt.
Gjigandi katalunas Barcelona barazoi sot pa gola në stadiumin “Camp Nou” si vendase kundër Galatasarayt, ndeshje kjo e cila ishte e vlefshme për eliminatoret e Ligës së Evropës.
Barça dështoi që në takimin e parë si vendase të sigurojë fitore kundër gjigandit turk, dhe tani mbetet çdo gjë e hapur në ndeshjen e kthimit që zhvillohet në Stamboll të Turqisë.
Mesfushori i Barcelonës Pedri tha që skuadra e tij duhet të tregohet më e fortë në ndeshjet si vendase në stadiumin e tyre.
“Ekipet vijnë në ‘Camp Nou’ për tu mbrojtur. Duhet të jemi më të fortë në stadiumin tonë. Duhet të fillojmë të fitojmë këtu. Nuk kishim ritëm të mjaftueshëm në mbajtjen e topit. Ne e dinim se Galatasaray është një skuadër që po ashtu bën presion të lartë”, tha Pedri.