Xavi flet pas barazimit ndaj Galatasaray: Është turp, jam i mërzitur!

Futboll

Xavi flet pas barazimit ndaj Galatasaray: Është turp, jam i mërzitur!

Më: 11 mars 2022 Në ora: 08:17
Xavi

Xavi Hernandezit nuk i pëlqeu barazimi i Barcelonës, në Camp Nou, kundër skuadrës turke Galatasaray (0-0), në ndeshjen e parë të xhiros së 16-të të Europa League.

Ai tha se është turp që nuk ishin si në katër apo pesë ndeshjet e fundit, përcjell GazetaBlic Sport.

Është turp, nuk ishim si në katër apo pesë ndeshjet e fundit. Ka ditë kur nuk jeni aq të kthjellët. Nuk jam i shqetësuar, jam i mërzitur për rezultatin, i cili nuk është i mirë dhe në të njëjtën kohë është i padrejtë. Por ne duhet të vazhdojmë të punojmë. Ndoshta ka pasur shumë eufori, por tani nuk mund të ketë zhgënjim.

Mund të shërbejë si paralajmërim. Nuk ka asgjë të fituar apo të humbur, por shpresonim ta fitonim këtë lojë”, tha trajneri në një konferencë për shtyp.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat