Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka zbuluar se trajneri Jurgen Klopp mund të largohet nga Liverpool në vitin 2024.
Kontrata e Klopp skadon në vitin 2024, ndërsa ka shumë gjasa që të largohet nga “Anfield”, një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe vetë.
Sidoqoftë, Romano edhe ka zbuluar se tekniku gjerman është veçse i tërhequr nga La Liga dhe mund të marrë drejtimin e ndonjë skuadre aty.
“Klopp është i lumtur te Liverpool, por ka shanse që të largohet në vitin 2024 për të provuar diçka të re. Gjithmonë është tërhequr nga La Liga”.
Në të kaluarën veçse ka pasur raportime që Barcelona dhe Real Madrid kanë pasur interesim për Klopp